AMP ndalon punonjësin e policisë në Tiranë, dyshohet për dy vepra penale

AMP ndalon punonjësin e policisë në Tiranë, dyshohet për dy vepra penale

Foto ilustruese TIRANË- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ndaluar punonjësin e policisë Admir Elezi. Sipas AMP, Elezi me detyrë Oficer i Policisë Gjyqësore dyshohet për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Bëhet me dije se më datë 10 mars, ai ka arrestuar H.SH, të cilit gjatë kontrollit iu gjet dhe sekuestrua një shkop metalik i dyshuar si armë e ftohtë. Gjatë sekuestrimit të sendit, punonjësi i policisë ka ndikuar në tjetërsimin e provave. “Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka ndaluar me iniciativë punonjësin e policisë N/Komisar A. E., me detyrë Oficer i Policisë Gjyqësore pranë Komisariatit të Policisë Nr. 3, Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Veprime që pengojnë...