Amnistia penale në tryezë, pritet “OK” nga Kuvendi: Lirime dhe ulje dënimesh, ja kush përfiton (DOKUMENTI)

Amnistia penale në tryezë, pritet “OK” nga Kuvendi: Lirime dhe ulje dënimesh, ja kush përfiton (DOKUMENTI)

FOTO ILUSTRUESE TIRANË- Drafti i ligjit për amnistinë penale është bërë publik dhe pritet kalojë nga Këshilli i Ministrave në Kuvend. Projektligji, nga i cili pritet të përfitojnë 10 mijë persona, me 380 të burgosur që pritet të lirohen menjëherë dhe 980 të tjerë që përfitojnë ulje dënimi, u njoftua pak ditë më parë nga ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari. Projektligji, një nismë që synon të zbusë dënimet për një pjesë të të dënuarve dhe të lehtësojë integrimin e tyre në shoqëri, synon uljen e mbipopullimit në burgje dhe një qasje humanitare të drejtësisë.  Kategoritë që përfitojnë amnistinë: Ligji synon të përfshijë të gjithë personat që janë të dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për dënime deri në tre vjet burg për burrat dhe deri në...