Amerikanët i vënë vijën e kuqe Ramës në koncesionin e Delvinës/ Van Horn: Investimet amerikane forcojnë sigurinë globale

Amerikanët i vënë vijën e kuqe Ramës në koncesionin e Delvinës/ Van Horn: Investimet amerikane forcojnë sigurinë globale

E ngarkuara me punë e ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nancy Van Horn ka zhvilluar një vizitë në vendburimin e gazit në Delvinë, një biznes që u godit fort nga qeveria vitin e kaluar deri me arrestime përmes provave, që në gjykatë rezultuan të sajuara. Gjatë kësaj vizite zonja Van Horn ka qenë e shoqëruar edhe nga ambasadori hollandez në Tiranë, Reinout Vos. Lajmi është bërë publik nga vetë ambasada e Shteteve të Bashkuara, e cila i ka shoqëruar fotot e vizitës me një mesazh shumë të fortë për qeverinë. “Presidenti Trump po nxit një epokë të re të rritjes së prodhimit energjetik amerikan, me investimet amerikane që forcojnë sigurinë energjetike globale. Duke theksuar rëndësinë e një mjedisi rregullator transparent për tërheqjen e...