Ambasadori i BE: Sulmet e politikanëve ndaj SPAK nuk duhet të vazhdojnë

Ambasadori i BE: Sulmet e politikanëve ndaj SPAK nuk duhet të vazhdojnë

Në një intervistë ekskluzive për Deutsche Welle, ambasadori Silvio Gonzato e vlerëson punën e SPAK, një ndër institucionet e drejtësisë ku Bashkimi Europian ka investuar më së shumti në Shqipëri. DW: Dua t’ju pyes për reformën në drejtësi në Shqipëri, e cila është një nga investimet më të mëdha të Bashkimit Europian. Çfarë mendoni për punën e SPAK-ut aktualisht? Ambasadori Gonzato: Unë mendoj se SPAK-u po bën një punë shumë, shumë të rëndësishme. Nëse flisni me shtetet anëtare, do të shihni se ato e vlerësojnë jashtëzakonisht punën e bërë nga SPAK-u, për shembull, në luftën kundër krimit të organizuar, në shpartallimin e bandave kriminale që veprojnë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në BE dhe, veçanërisht, në disa shtete anëtare të Bashkimit Europian. Ato e...