Ambasadori Gonzato “pranon” dështimin e reformës në drejtësi: Stok dosjesh dhe vendime pa cilësi
Një dekadë pas reformës së dështuar në drejtësi e cila u mbështet nga BE dhe përpjekjeve për të “pushuar” zërat kritik ndaj Edi Ramës, ambasadori Silvio Gonzato ka pranuar se stoku i dosjeve ka ndikur që në Shqipëri të merren vendime pa cilësi. Ambasadori i BE tha në konferencën mbi sigurinë juridike, qartësinë dhe zbatimin koherent të ligjit në Shqipëri, se gjykatësit kanë një numër të lartë çështjesh dhe kjo, pranoi ai, është e vështirë të prodhojë cilësi. “Drejtësia është shumë e rëndësishme për të gjithë qytetarët shqiptarë. Ne do mbështesim gjithmonë drejtësinë në Shqipëri. Gjykatësit kanë një numër të lartë çështjesh dhe e di se kjo është e vështirë të prodhojë cilësi. Na duhen më shumë gjyqtarë e prokurorë, të mbështetur nga asistentë ligjorë....
Burimi:
gijotina.com