Ambasadorët e Spanjës e Francës: Shqipëria progres drejt BE! Schieder: Me këtë ritëm, shanse të forta për anëtarësim

Ambasadorët e Spanjës e Francës: Shqipëria progres drejt BE! Schieder: Me këtë ritëm, shanse të forta për anëtarësim

Përparimi i qëndrueshëm drejt BE-së, shihet si një fakt pakontestueshëm dhe nga vendet anëtare apo dhe strukturat europiane. Për ambasadoren e Francës askush nuk mund të dyshojë që Shqipëria ka bërë hapa gjigandë. “Pikërisht këtë besim erdhi të dëshmonte Presidenti Macron gjatë dy vizitave ë tij në Shqipëri. Franca është përkrah jush jo për t’iu numëruar hapat, por si një partner rruge që e di se forca e një bashkimi nuk matet vetëm në ditën e nisjes dhe të mbërritjes. Bëhet fjalë të mësojmë duke ecur”, tha ajo. Nëse ecet me të njëjtin ritëm, shanset që anëtarësimi të realizohet në fund të këtij dhjetëvjeçari, janë realiste, sipas Andreas Schieder-it, raportuesit për Shqipërisë në Parlamentin Europian. Kuvendi dhe qeveria ka bërë punë shumë të mirë. Nëse...