Ambasada në Katar thirrje shqiptarëve: Zbatoni me përpikëri udhëzimet e autoriteteve
Ambasada e Shqipërisë në Katar njoftoi sot se po monitoron nga afër zhvillimet mbi situatën e sigurisë rajonale në tërësi, dhe në veçanti në Katar, në koordinim të ngushtë me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, autoritetet e Katarit si dhe Përfaqësitë Diplomatike rezidente në Doha. Ambasada njofton se aktualisht, kushtet e nevojshme të sigurisë nuk janë të favorshme për të rifilluar aktivitetet normale të përditshme. Për rrjedhojë, ambasada këshillon qytetarët shqiptarë në Katar të qëndrojnë brenda banesave dhe rezidencave e tyre, në rast shpërthimesh të mëtejshme, si dhe të marrin masat e nevojshme paraprake në këtë situatë, duke shmangur lëvizjet e panevojshme, si dhe duke ndjekur udhëzimet dhe protokollet e publikuara nga autoritetet lokale. Ambasada bën thirrje për qetësi, kujdes të shtuar, vigjilencë...
Burimi:
kohajone.com