Ambasada franceze dënon sulmin ndaj Vilës 31: Dëmet e shkaktuara janë të patolerueshme
Ambasada franceze në Tiranë ka dënuar ashpër sulmin ndaj ish-vilës së diktatorit Enver Hoxha, ku thotë se vënia në rrezik e rezidentëve dhe dëmet e shkaktuara, janë të patolerueshme. “Ne dënojmë me forcë aktet e dhunës që mbrëmë arritën një nivel të papranueshëm me sulmin ndaj Vila 31 – Fondacioni Art Explora. Vila 31 është që nga viti 2025 një rezidencë për artistë ndërkombëtarë, e menaxhuar nga një fondacion francez . Qëllimi i saj është të nxisë shkëmbimet kulturore dhe të shërbejë si urë lidhëse mes Shqipërisë dhe pjesës tjetër të Evropës. Organizatorët nuk mund ta injoronin këtë fakt. Vënia në rrezik e rezidentëve dhe dëmet e shkaktuara janë të patolerueshme. E drejta për të protestuar nuk është e pajtueshme me asnjë formë dhune. U...
Burimi:
top-channel.tv