Ambasada e SHBA paralajmëron qytetarët amerikanë për protestën e 20 shkurtit: Kujdes!

Ambasada e SHBA paralajmëron qytetarët amerikanë për protestën e 20 shkurtit: Kujdes!

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë si rrallëherë ka këshilluar qytetarët amerikanë dy ditë para që të shmangin zonën ku pritet të zhvillohet protesta e Partisë Demokratike më 20 shkurt. Si rregull ambasada njofton ditën e protestës, por këtë herë ajo që sot me datë 18 paralajmeron për datën 20. Me sa duket duhet të kenë informacione të besueshme se protesta do të jetë edhe me egër se sa me datë 10 shkurt. Ja se çfarë shkruhet te njoftimi i ambasadës amerikane: “Protestuesit pritet të mblidhen pranë godinës së Kryeministrisë, në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, ndërmjet Sheshit ‘Nënë Tereza’ dhe Sheshit ‘Skënderbej’. Autoritetet kanë paralajmëruar për prani të shtuar të policisë, bllokime rrugësh dhe ndërprerje të qarkullimit në orët para dhe gjatë zhvillimit të...