Ambasada e Amerikës këshillon qytetarët në Tiranë: Shmangni nesër zonat e protestës së opozitës

Ambasada e Amerikës këshillon qytetarët në Tiranë: Shmangni nesër zonat e protestës së opozitës

Ambasada e Amerikës në Tiranë përmes një mesazhi këshillon qytetarët amerikanë lidhur me protestën e thirrur nga opozita, që mbahet nesër në orën 10:00 përpara Kuvendit, duke i udhëzuar të shmangin zonat ku pritet tubimi. “Protesta mund të zgjerohet në zonat përreth dhe në ndërtesat qeveritare. Pritet një prani e shtuar e policisë, bllokime rrugësh dhe ndërprerje të trafikut në orët para dhe gjatë protestës”, thuhet në njoftim. Bëhet me dije se personeli i Ambasadës së ShBA-së është këshilluar të shmangë demonstratën. “Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit. Edhe pse protestat dhe tubimet e mëdha shpesh fillojnë në mënyrë paqësore, situata mund të ndryshojë shpejt. Protesta mund të zgjerohet në rrugët dhe ndërtesat qeveritare...