Ambasada Amerikane në Tiranë njofton tifozët shqiptarë për vizat e Kupës së Botës 2026
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë njofton tifozët shqiptarë që duan të ndjekin Kupën e Botës FIFA 2026, se për të udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara është i nevojshëm dokumentacioni i duhur, duke përfshirë vizën amerikane. Ambasada thekson se tifozët mund të aplikojnë për vizë edhe para blerjes së biletave për ndeshjet, ndërsa lëshimi i vizave bëhet vetëm për ata që përmbushin kriteret ligjore të Shteteve të Bashkuara. “Të gjithë tifozët e Kupës së Botës FIFA 2026 kanë nevojë për dokumentacionin e duhur të udhëtimit për të vizituar Shtetet e Bashkuara. Tifozët që kanë nevojë për vizë amerikane, aplikoni sot!”, thuhet në njoftimin e ambasadës. Për më shumë informacion dhe për të filluar aplikimin për vizë, interesuarit mund të vizitojnë faqen zyrtare të ambasadës:...
Burimi:
kohajone.com