Altin Ndoci në arrati! Nis transferimi i personave me rrezikshmëri të lartë nga Durrësi drejt burgut të Fierit

Altin Ndoci në arrati! Nis transferimi i personave me rrezikshmëri të lartë nga Durrësi drejt burgut të Fierit

foto ilustruese DURRËS- Ka nisur transferimi i personave me rrezikshmëri të lartë nga Durrësi drejt burgut të Fierit, pas thirrjes së Ministrit të Drejtësisë, Besfort Lamallari, i cili ka urdhëruar Drejtorinë e Përgjithshëm të Burgjeve të rishpërndajë nëpër seksione të burgosurit, bazuar në rrezikun shoqëror që kanë. Masat vijnë pas arratisjes së të burgosurit Altin Ndoci, ku Lamallari i kërkoi drejtorit të burgjeve që të paraburgosurit dhe të dënuarit me rrezikshmëri të lartë, të transferohen nga Durrësi, në burgje të tjera.  Bëhet fjalë vetëm për transferimin e personave me rrezikshmëri të lartë dhe jo të zyrtarëve të arrestuar. Aktualisht, në Burgun e Durrësit vijojnë të qëndrojnë ish-deputeti Jurgis Çyrbja, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, si edhe ish-zyrtarë të tjerë të lartë të akuzuar...