Alternime vranësirash dhe reshje lokale, parashikimi i motit për këtë të shtunë

Alternime vranësirash dhe reshje lokale, parashikimi i motit për këtë të shtunë

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash të cilat hera-herës priten të jenë deri mesatare, këto të fundit kryesisht pas orëve të mesditës në relievet malore. Temperatura maksimale do të shkojë në 19 gradë, më konkretisht në qytetet si Tirana, Durrësi dhe Berati. Reshje lokale shiu me intensitet kryesisht të ulët në orët e mesditës në relievet malore në jug. Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era me shpejtësi deri në 14 m/s. Top Channel