“Alo, motra ime është keq”/ Tragjedia e familjes shqiptare që u shua në Itali, djali telefonoi ambulancën por ngatërroi adresën, xhaxhai: Nuk munda t’i shpëtoja

“Alo, motra ime është keq”/ Tragjedia e familjes shqiptare që u shua në Itali, djali telefonoi ambulancën por ngatërroi adresën, xhaxhai: Nuk munda t’i shpëtoja

Të tjera detaje dalin nga tragjedia e familjes Kola në Itali që tronditi jo vetëm komunitetin atje, por edhe vendin tonë. Mbrëmjen e së mërkurës, katër anëtarë të familjes Arti Kola, 44 vjeç, bojaxhi, bashkëshortja Jonida, 48 vjeçe, djali Hajdar, 22 vjeç, elektricist dhe vajza Xhesika, 15 vjeçe, humbën jetën nga monoksidi i karbonit në banesën e tyre të re në lagjen Rughi. Sipas asaj që raportojnë mediat vendase, djali i familjes, Hajdari kishte telefonuar numrin e emergjencës 112 në orën 19:58 dhe ishte lidhur me 118, duke thënë: “Motra ime po ndjehet keq”. Telefonata zgjati 11 minuta, por gjatë saj Hajdar humbi ndjenjat për shkak të helmimit. Ai kishte dhënë adresën e gabuar, 168 në vend të 186, dhe kjo vonoi ndërhyrjen e ambulancës...