Allajbeu në ‘sitën’ e SPAK/ BKH kontrolle te ‘Evita shpk’, hetimi për koncesionet në shëndetësi

Allajbeu në ‘sitën’ e SPAK/ BKH kontrolle te ‘Evita shpk’, hetimi për koncesionet në shëndetësi

Klodjan Allajbeu, pronari i Spitalit Amerikan TIRANE- Prej disa orësh, struktura të Policisë së Shtetit dhe agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit po zhvillojnë veprime kontrolli në ambientet e shoqërisë “Evita” sh.p.k., kompani në pronësi të biznesmenit Klodian Allajbeu, i lidhur me Spitalin Amerikan. Burime për ZËRI bëjnë me dije se kontrollet janë shtrirë edhe në një subjekt tjetër tregtar, si dhe në një banesë private në zonën e Selitës, në kryeqytet.  Sipas informacioneve, operacioni po kryhet me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, nën drejtimin e prokurores Dorina Bejko në lidhje me koncesionet në fushën e shëndetësisë. Deri në këto momente, autoritetet nuk kanë dhënë detaje zyrtare mbi natyrën e hetimit. Shoqëria “Evita” sh.p.k. ushtron aktivitet në sektorin e farmaceutikës dhe furnizimit me pajisje mjekësore. ...