Aldor Nini prezanton në OKB moderatoren virtuale dhe modelin e monitorimit të sistemit të drejtësisë me AI
Në një konferencë ndërkombëtare kushtuar rolit të Inteligjencës Artificiale në vendet në zhvillim, të mbajtur në selinë e OKB në Bangkok, CEO i Acromax, Aldor Nini, prezantoi dy projekte që synojnë rritjen e transparencës institucionale përmes teknologjisë. Gjatë fjalës së tij, Nini prezantoi moderatoren virtuale Akila, një host i ndërtuar me teknologji të avancuara AI, i cili do të drejtojë një podcast informativ me fokus çështjet publike dhe lajmet me interes shoqëror. Programi pritet të publikohet në kanalin ArkivaShqip në YouTube. Sipas tij, një prezantues virtual garanton komunikim të qëndrueshëm, pasi nuk mund të ndikohet apo të intimidohet. Në qendër të prezantimit ishte edhe modeli i monitorimit të sistemit të drejtësisë me Inteligjencë Artificiale, i njohur aktualisht me emrin e punës “RoboCop”, frymëzuar nga filmi...
Burimi:
kohajone.com