Burimi:
argjiroja.net
Foto © argjiroja.net
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka dalë në një konferencë për mediat sot më 28 dhjetor, pas fitores së VV-së me afër 50 përqind të votave. Kurti tha se sot ka triumfuar populli i Kosovës. Ai shtoi se institucionet duhet të ngrihen menjëherë, duke nënvizuar se duhet ecur përpara pa vonesa. “Kjo ishte një fitore madhështore. Më 9 shkurt, fitoi Lëvizja Vetëvendosje dhe partnerët. Sot fitoi populli i Kosovës. Duhet të ecim përpara pa vonesë. Duhet të krijojmë sa më shpejt institucionet dhe të vazhdojmë me punën e mirë dhe të nevojshme. Ne na pret Plani i Rritjes së BE-së. Na presin mbi 1 miliard euro. Ftoj opozitën për marrëveshje për interesin publik, si marrëveshjet ndërkombëtare. Urime për qytetarët, mërgatën dhe të secilit pa...