Albcontrol bën humor anglez/ 350 mijë euro për informacionin e fluturimeve në Aeroportin e Kukësit, por fluturime s’ka

Albcontrol bën humor anglez/ 350 mijë euro për informacionin e fluturimeve në Aeroportin e Kukësit, por fluturime s’ka

Abuzimi pa mëshirë i parasë publike në Shqipëri shpesh prodhon dhe situata komike. Rasti më i fundit i përket shoqërisë Albcontrol, që shquhet për shakara me dëm të madh. Në fund të vitit të kaluar, Albcontrol shpalli një tender me vlerë 33.2 milionë lekë ose rreth 350 mijë euro për sigurimin e infrastrukturës për ofrimin e shërbimit të Informacionit të Fluturimit në Aeroportin e Kukësit. Por ka një problem të vogël. Në Aeroportin e Kukësit nuk ka asnjë fluturim prej dy vitesh. Dhe as ka gjasa të ketë, pavarësisht se qeveria herë pas here, lëshon ndonjë premtim bosh. Shpallja e tenderit Aktualisht në Aeroportin e Kukësit fluturojnë vetëm zogjtë. Ndaj infrastruktura, që do t’u kushtojë shqiptarëve 350 mijë euro, do të ofrojë shërbimin e informacionit...