Albana Vokshi reagon pas deklaratës së Ballës në Kuvend
Albana Vokshi deputetja e Partisë Demokratike ka reaguar këtë të premte gjatë zhvillimit të punës në Komisionin e Jashtëm në Kuvendin e Shqipërisë lidhur me deklaratën e kreut të Grupit të PS-së Taulant Balla. Vokshi ka thënë se falenderon kolegët për mbështetjen dhe nga ana tjetër shprehet se sipas saj nuk është ndjerë mirë që nuk ka marrë mbështetje nga gratë e mazhorancës në Kuvend. Albana Vokshi: Falënderoj kolegët që u bashkuan në një mendim që dhuna psikologjike institucionale nuk ka vend në Parlament. Nuk jam ndjerë e fyer nga ajo që u tha dje, sepse njerëz me veprime si të tijat e turpërojnë Parlamentin. Por jam ndjerë e lënduar për mënyrën sesi kryetari i Kuvendit e menaxhoi situatën. E menaxhoi në mënyrë të turpshme...
Burimi:
ntv.al