Alarm për konsumatorët/ AKU bllokon 5 ton djathë “Gouda” dhe 944 kg fileto pule nga “Tona”, shpërndaheshin pa etiketë

Alarm për konsumatorët/ AKU bllokon 5 ton djathë “Gouda” dhe 944 kg fileto pule nga “Tona”, shpërndaheshin pa etiketë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 5 ton djathë “Gouda” dhe 944 kg fileto pule të kompanisë “Tona”. Sipas AKU-së, atyre i mungonte kundëretiketa në gjuhën shqipe dhe ka ndërmarrë masën me gjobë ndaj subjektit për këtë veprim. Në njoftimin e AKU-së thuhet: Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në vijim të transparencës dhe informimit të publikut në zbatim të legjislacionit në fuqi, bën me dije se në kuadër të kontrolleve të ushtruara, Drejtoria Rajonale e AKU-së, Tiranë, ka konstatuar shkelje të kërkesave ligjore për etiketimin dhe gjurmueshmërinë në një subjekt me aktivitet ushqimor. ​Gjatë kontrollit zyrtar, trupa inspektuese ka bllokuar një sasi prej 5 (pesë) ton djathë “Gouda” dhe 944 (nëntëqind e dyzet e katër) kg “Fileto pule”, të cilat rezultuan me mungesë të kundraetiketës në...