Alarm për fruthin/ Shpërthim infektimesh në një kopsht në kryeqytet, 15 fëmijë të prekur
Fruthi po rrezikon realisht fëmijët në Tiranë. Ndonëse Instituti i Shëndetit Publik nuk e deklaron, në një kopsht jo publik ka pasur shpërthim të fruthit. Fëmijë të pavaksinuar janë infektuar me fruth, duke e transmetuar atë tek njëri-tjetri. Prindër që kanë fëmijë në atë kopsht janë njoftuar nga edukatoret e kopshtit që të mbajnë fëmijët në shtëpi për të shmangur infektimin. Burime të Top Channel bëjnë me dije se fruthi është shfaqur tek fëmijë të pavaksinuar, të cilët, edhe pse është detyrim ligjor që asnjë fëmijë i cili nuk ka përmbushur kalendarin e detyrueshëm të vaksinimit të mos pranohet në këto institucione, gjithmonë gjenden çerdhe, kopshte dhe shkolla jo publike që e shkelin këtë detyrim, duke u bërë burim i transmetimit të sëmundjeve infektive, siç...
Burimi:
top-channel.tv