Alarm nga Bashkia Durrës: “Shmangni daljet e panevojshme”, moti përkeqësohet

Alarm nga Bashkia Durrës: “Shmangni daljet e panevojshme”, moti përkeqësohet

Bashkia e Durrësit ka ngritur alarmin për përkeqësim të kushteve atmosferike, duke paralajmëruar se qyteti bregdetar do të përballet me erëra të forta gjatë orëve në vijim dhe deri në mëngjesin e së shtunës. Sipas njoftimit zyrtar të shpërndarë nga autoritetet vendore, bazuar në parashikimet meteorologjike, nga ora 16:00 e ditës së sotme, era nga drejtimi jugor pritet të intensifikohet, duke arritur shpejtësi deri në 25 metra për sekondë. Për shkak të rrezikut që mund të sjellë kjo situatë, Bashkia u bën thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme, të tregojnë kujdes maksimal dhe të ndjekin në mënyrë të vazhdueshme njoftimet zyrtare për sigurinë e tyre dhe të familjarëve. Autoritetet theksojnë se strukturat bashkiake do të jenë në gatishmëri të plotë, për të përballuar çdo...