Alarm në Librazhd, nga rrëshqitja e dheut rrezikon të shembet shtylla 110 kilovolt, rrezikojnë furnizimin me energji dy bashki
Një situatë alarmante është konstatuar në linjën e tensionit të lartë 110 kilovolt Librazhd – Hidrocentrali Egnatia, ku shtylla numër 15 në vendin e quajtur Arrat e Gurrës në Dragostunjë rrezikon shembjen për shkak të rrëshqitjes dhe fundosjes së tokës në bazamentin e saj. Shtylla në fjalë furnizon me energji jo vetëm zonën e Librazhd, por është e lidhur edhe me Prrenjasin. Nëse ajo shembet, dy bashki mund të mbeten pa energji elektrike. Zgjidhja alternative e parashikuar është furnizimi përmes nënstacionit të Prrenjasit, deri në stabilizimin e situatës. Situata bëhet edhe më shqetësuese pasi linja e transmetimit kalon mbi rrugën kombëtare, në vendin e njohur si “Kthesat e Dragostunjës”, duke paraqitur rrezik të drejtpërdrejtë për përdoruesit e këtij aksi në rast shembjeje. Në vendngjarje është...
Burimi:
top-channel.tv