Alarm grabitjesh në Fier/ 20 raste në dy muaj, 5 prej tyre janë vjedhje me mashtrim
Rritet ndjeshëm numri i vjedhjeve në qytetin e Fierit. Mbi 20 raste janë regjistruar gjatë dy muajve të fundit, 6 prej të cilave vjedhje me mashtrim. Një shifër e konsiderueshme kjo, në raport me popullsinë e qarkut. Të gjitha rastet janë dokumentuar nga Policia e Fierit dhe përfshijnë autorë të grupmoshave të ndryshme. Objekt i këtyre vjedhjeve kanë qenë farmaci dhe biznese të ndryshme në qytet. Sipas avokatit Ervis Goxhaj, faktorët kryesorë që i shtyjnë personat drejt kryerjes së këtyre veprave penale lidhen me kushtet e vështira ekonomike dhe papunësinë. Një pjesë e autorëve rezultojnë gjithashtu përdorues të lëndëve narkotike. “Shumica e personave që kryejnë veprën penale të vjedhjes, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal, kanë probleme ekonomike dhe janë të papunë. Një pjesë...
Burimi:
top-channel.tv