Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Akuzohet se përdhunoi dhe la shtatzënë të miturën 12 vjeçe/ Lihet në burg i moshuari në Pogradec, nuk pranon abuzimin
Gjykata lë në masën arrest në burg 67-vjeçarin Rushan Selko, i cili akuzohet se përdhunoi dhe la shtatzënë një 12-vieçare. Selko abuzoi seksualisht me fqinjën e tij të mitur në muajin gusht. Ngjarja e rëndë ndodhi në banesën e 67 vjeçarit në fshatin Piskupat në bashkinë e Pogradecit. Gjatë kësaj periudhe ai kërcënonte të miturën që të mos tregonte për atë çfarë kishte ndodhur ndërkohë rasti u zbulua nga prindërit e të miturës të cilët vunë re ndryshimet fizike të saj. Ekzaminimi mjekësor zbuloi se vajza ishte 22 javëshe shtatzënë dhe më pas ajo rrëfeu të gjithë ngjarjen e rëndë. Organi i akuzës ka kërkuar masën e sigurisë arrest në burg për 67 vjeçarin çka është pranuar edhe nga gjykata. Seanca e zhvilluar me dyer...