Akuzohet për gjobëvënie ndaj një zyrtari të shëndetësisë, policia e Tiranës arreston gazetarin
Policia e Tiranës ka arrestuar gazetarin Eljo Laze. Gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat bën me dije se Laze dyshohet për gjobëvënie ndaj një punonjësi të shëndetit publik, Klaus Shaqiri, të cilit i ka kërkuar 20 mijë euro. Ishte ky i fundit që ka njoftuar policinë, dhe ka bërë dorëzim të kontrolluar të parave, duke çuar në pranga Lazen. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv