Akuzohet për gjobëvënie ndaj një zyrtari të shëndetësisë, arrestohet gazetari Elio Laze, i sekuestrohen 5000 euro dhe 4 celularë

Akuzohet për gjobëvënie ndaj një zyrtari të shëndetësisë, arrestohet gazetari Elio Laze, i sekuestrohen 5000 euro dhe 4 celularë

Gazetari Elio Laze TIRANË- Gazetari Elio Laze është arrestuar nga Policia e Tiranës për gjobëvënie. Laze, i cili drejton portalin Priza.al, i kishte vënë gjobë 20 mijë euro Klaus Shaqirit, zyrtar i Institutit të Shëndetit Publik. Ky i fundit mësohet se ka qenë personi që ka bërë kallëzimin edhe pranë bluve të Tiranës, duke çuar në pranga Lazen. Sipas Policisë, 37-vjeçari u kap në zyrën e subjektit të tij në Tiranë, menjëherë pasi kishte marrë shumën e parave nga i dëmtuari. Gjatë operacionit u sekuestruan 5000 euro dhe 4 telefona celularë. Nga hetimet e kryera nga përmes veprimeve proaktive nga prokuroria e Tiranës të drejtuara nga prokurori Asllan Bajramaj, u bë e mundur arrestimi i Lazes, i cili akuzohet për “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie”....