Akuzohen se përfituan 7 mln euro me ‘Call Centera’, GJKKO liron Erjon Kasmin dhe Xhuljan Xhafën

Akuzohen se përfituan 7 mln euro me ‘Call Centera’, GJKKO liron Erjon Kasmin dhe Xhuljan Xhafën

Gjykata e Posaçme ka liruar nga qelia dy administrator të call centerave Erjon Kasmi dhe Xhuljan Xhafa më tepër se një vit pas arrestimit të tyre. Treshja gjykuese e përbërë nga Elsa Ulliri, Erjon Bani dhe Flora Hajredinaj konstatuan se kishte humbur fuqia e paraburgimit për dy shtetasit që akuzohen se nëpërmjet mashtrimit ndaj një numri të konsiderueshëm të qytetarëve nga vende të Bashkimit Europian, kanë përfituar rreth 7 milion euro të ardhura. Hetimet për këtë grup kriminal nisen në Gjermani ku u dokumentua se kryesisht përmes thirrjeve telefonike ftonin qytetarët e huaj të investonin në bursa ndërkombëtare. Paratë depozitoheshin sipas udhëzimeve të agjentëve të “call center” në platformat mashtruese. Depozitat gjendeshin në banka të ndryshme si në Bullgari, Lituani, Poloni e Qipro dhe ku...