Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Akuzohej për vrasjen e ish-efektivit të Krimeve, Gjykata e Elbasanit shpall të pafajshëm Donald Hoxhën
Gjykata e Elbasanit ka shpallur të pafajshëm Donald Hoxhën, i cili ishte akuzuar për vrasjen e ish-efektivit të Krimeve, Roland Rexhepi. Lajmi konfirmohet nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha. Prokuroria kishte kërkuar 16 vite burgim për Hoxhën, i cili dyshohej në rolin e ndihmësit në vrasjen e Rexhepit. 34-vjeçi u arrestuar në Londër dhe u ekstradua në vendin tonë. Top Channel