Akuzohej për abuzim fizik ndaj stafit, René Rexhepi jep dorëheqjen nga “Noma”

Akuzohej për abuzim fizik ndaj stafit, René Rexhepi jep dorëheqjen nga “Noma”

René Rexhepi KOPENHAGEN- Shefi kryesor dhe bashkëthemeluesi i restorantit Noma, René Rexhepi përmes një njoftimi në rrjetet sociale lajmëroi se dha dorëheqjen nga restoranti i tij me famë ndërkombëtare në Kopenhagë pas akuzave se kishte abuzuar fizikisht me stafin e tij. Rexhepi, i cili është me origjinë shqiptare dha dorëheqjen pasi New York Times publikoi një artikull rreth akuzave tronditëse të ngritura ndaj tij për abuzim fizik dhe psikologjik, përfshirë pretendime se ai “ka goditur punonjësit në fytyrë, i ka thumbuar me mjete kuzhine dhe i ka përplasur nëpër mure”. “Javët e fundit kanë sjellë vëmendje dhe biseda të rëndësishme rreth restorantit tonë, industrisë dhe lidershipit tim të kaluar. Kam punuar për të qenë një lider më i mirë dhe Noma ka ndërmarrë hapa të...