Akuza për lidhje me interesa të dyshimta dhe projektin e Aeroportit të Vlorës, Abdixhiku i ashpër ndaj gazetarëve pas humbjes në zgjedhje

Akuza për lidhje me interesa të dyshimta dhe projektin e Aeroportit të Vlorës, Abdixhiku i ashpër ndaj gazetarëve pas humbjes në zgjedhje

Pas rezultatit zhgënjyes në zgjedhjet e fundit në Kosovë, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar publikisht duke sulmuar një pjesë të gazetarëve, të cilët i akuzon për mungesë integriteti dhe për përfshirje në interesa të errëta. Në reagimin e tij, Abdixhiku i cilëson këta gazetarë si “mercenarë”, duke pretenduar se ata janë të lidhur me rrethana kriminale dhe me afera ekonomike, përfshirë edhe çështjen e Aeroportit të Vlorës – një projekt i rëndësishëm infrastrukturor që aktualisht ndodhet i bllokuar. Sipas kreut të LDK-së, reagimet e mediave kanë qenë një vetëekspozim i atyre që, sipas tij, operojnë pranë krimit dhe interesave të dyshimta. Ai shprehet se mënyra se si këta gazetarë e shohin realitetin reflekton botëkuptimin e tyre, duke nënkuptuar se akuzat...