Akuza për korrupsion, arrestohen shefi dhe 2 policë në Orikum
Tre punonjës të Policisë Orikum janë arrestuar pas akuza për korrupsion dhe shpërdorim detyre, mes tyre edhe shefi i stacionit të policisë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin D. L., me detyrë Inspektor krimesh pranë Stacionit të Policisë Orikum, A. J., me detyrë Shef i Stacionit të Policisë Orikum dhe A. F., me detyrë Specialist i Policimit në Zonë pranë Stacionit të Policisë Orikum. Njoftimi i AMP-së: Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Drejtoria e Hetimit dhe Drejtoria Rajonale Vlorë – Gjirokastër) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i Kodit të Pr....
Burimi:
kohajone.com