AKU ‘zbarkon’ në baxhon në Fier, bllokohen mijëra kg produkte qumështi, nga gjalpi te mocarela e pasigurt për konsum

AKU ‘zbarkon’ në baxhon në Fier, bllokohen mijëra kg produkte qumështi, nga gjalpi te mocarela e pasigurt për konsum

Drejtoria e Përgjithshme e AKU-së, përmes Sektorit të Monitorimit dhe Hetimit Ushqimor, referuar indicios së ardhur, ka kryer kontroll zyrtar në një subjekt me aktivitet “Baxho/Përpunim qumështi” në qarkun e Fierit. ​Gjatë kontrollit zyrtar, trupa inspektuese konstatoi se subjekti ushtronte aktivitetin në mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë së produkteve ushqimore, nuk implementonte sistemin e vetëkontrollit (HACCP), si dhe tregtonte produkte pa etiketë. Për këto shkelje, u vendos masa e bllokimit për një sasi produktesh të pasigurta, konkretisht:• ​1400 (një mijë e katërqind) kg krem gjalpi;• ​2415 (dy mijë e katërqind e pesëmbëdhjetë) kg mocarela ;• ​90 (nëntëdhjetë) kg gjalpë i freskët lope;• ​100 (njëqind) kg gjizë;• ​18 (tetëmbëdhjetë) kg mocarela (kova). Për shkeljet e konstatuara, ndaj subjektit është marrë masa administrative “Gjobë” në vlerën e...