AKU ‘zbarkon’ në baxhon në Fier, bllokohen mijëra kg produkte qumështi

AKU ‘zbarkon’ në baxhon në Fier, bllokohen mijëra kg produkte qumështi

Drejtoria e Përgjithshme e AKU-së, përmes Sektorit të Monitorimit dhe Hetimit Ushqimor, referuar indicios së ardhur, ka kryer kontroll zyrtar në një subjekt me aktivitet “Baxho/Përpunim qumështi” në qarkun e Fierit. Gjatë kontrollit zyrtar, trupa inspektuese konstatoi se subjekti ushtronte aktivitetin në mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë së produkteve ushqimore, nuk implementonte sistemin e vetëkontrollit (HACCP), si dhe tregtonte produkte pa etiketë. Për këto shkelje, u vendos masa e bllokimit për një sasi produktesh të pasigurta, konkretisht: • ​1400 (një mijë e katërqind) kg krem gjalpi; • ​2415 (dy mijë e katërqind e pesëmbëdhjetë) kg mocarela ; • ​90 (nëntëdhjetë) kg gjalpë i freskët lope; • ​100 (njëqind) kg gjizë; • ​18 (tetëmbëdhjetë) kg mocarela (kova). Për shkeljet e konstatuara, ndaj subjektit është marrë masa...