AKU vijon aksionin! Kontrollon baxhon në Fier: Bllokon gjalpë, dhjathë dhe gjizë
pamje nga produketet e bllokuara TIRANË-Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka vijuar kontrollet pas bllokimit të 2.4 ton produkteve në tregun Agro-Ushqimor. Ditën e sotme AKU ka bllokuar disa qindra kilogramë produkte bulmeti në një baxho në Fier. Sipas AKU-së, gjatë kontrollit trupa inspektuese konstatoi se subjekti ushtronte aktivitetin në mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë së produkteve ushqimore, nuk implementonte sistemin e vetëkontrollit (HACCP), si dhe tregtonte produkte pa etiketë. Për këto shkelje, u vendos masa e bllokimit për një sasi produktesh të pasigurta, konkretisht: 1400 (një mijë e katërqind) kg krem gjalpi; 2415 (dy mijë e katërqind e pesëmbëdhjetë) kg moxarella; 90 (nëntëdhjetë) kg gjalpë i freskët lope; 100 (njëqind) kg gjizë; 18 (tetëmbëdhjetë) kg moxarella (kova). Po ashtu, për shkeljet e konstatuara, ndaj subjektit është vendosur...
Burimi:
zeri.ai