AKU bllokon mbi 2.4 ton produkte në tregun Agro-Ushqimor: Produkte të pasigurta

AKU bllokon mbi 2.4 ton produkte në tregun Agro-Ushqimor: Produkte të pasigurta

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 2.4 ton produkte pas kontrolleve në tregun Agro-Ushqimor. Sipas njoftimit të AKU u kryen kontrolle në 5 subjekte të planifikuara për inspektim, ku si rezultat u bllokuan:  197.5 kg produkte të pasigurta (djathë kaçkavall dhe fruta të thata) dhe 2214.2 kg produkte pa etiketë ose me etiketim të parregullt (sallam dhe fruta të thata). Sakaq AKU bën me dije se për shkeljet e konstatuara u vendosën 7 gjoba në vlerë totale prej 1,600,000 lekësh. Njoftimi i AKU: Kontrolle në Tregun Agro-Ushqimor, Tiranë – Bllokohen mbi 2.4 ton produkte Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), pas një denoncimi të ardhur në adresën zyrtare dhe në zbatim të legjislacionit në fuqi, zhvilloi kontrolle në subjektet që tregtojnë produkte ushqimore me origjinë shtazore...