AKU bllokon djathë dhe produkte pule në dy subjekte
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) zhvilloi kontrolle në dy subjekte që ushtrojnë aktivitet në fushën e përpunimit të qumështit dhe mishit, në kuadër të planit mujor të inspektimeve me bazë risku për stabilimente me rrezikshmëri të lartë. Sipas AKU-së, trupat inspektuese të Drejtorisë rajonale Tiranë konstatuan shkelje të kushteve higjieno-sanitare gjatë kontrollit në baxhon “Bonum”, ku në ambientet e përpunimit u evidentua prani myku, ndryshku dhe lagështie. AKU bllokoi aktivitetin e baxhos, si dhe u bllokua një sasi prej 328.7 kilogramësh djathë i bardhë dhie, i konsideruar produkt i pasigurt për konsum. Ndaj subjektit u vendos gjithashtu gjobë në vlerën 300 mijë lekë për ushtrim të aktivitetit në kundërshtim me kërkesat ligjore për higjienën e ushqimeve. Inspektorët kryen kontrolle edhe në subjektin “KMY”, që ushtron...
Burimi:
kohajone.com