AKU bllokon 738 kg fileto pule/ Mishi me probleme në KMY, bllokohet edhe një sasi djathi në “Bonum”
Siguria ushqimore vazhdon të mbetet një sfidë për bizneset shqiptare. Vetëm disa orë më parë inspektorët e AKU Tiranë kanë bllokuar 738 kg fileto dhe gjoks pule pranë biznesit KMY në Tiranë. Siç shihet edhe në ekran, mishi i pulës gjatë procesit të ngrirjes dhe shkrirjes qëndron në tokë, magazinimi i tij është bërë pranë një ambienti që ka prezencë myku dhe ndryshku. Nëse ky produkt nuk do të ishte bllokuar nga inspektorët e ushqimit, ai do të shkonte te tryeza e konsumatorëve si mish i sigurt. Për këtë arsye, AKU Tiranë ka bllokuar aktivitetin e biznesit KMY deri në plotësimin e kushteve higjeno-sanitare. Një tjetër aksion është realizuar në operatorin e biznesit të ushqimit “Bonum”, ku kushtet e baxhos ku prodhohej djathi ishin jashtë...
Burimi:
top-channel.tv