Aktivisti Edison Lika paralajmëron: Nuk i ikin dot shqiptarëve, imagjinoni çfarë do të ndodhë në shtator e tetor
Aktivisti Edison Lika ka folur në protestën e sotme, duke e cilësuar vijimin e tubimeve si një dëshmi të rezistencës së qytetarëve ndaj qeverisë. Lika tha se protestat po i afrohen 100 ditëve, duke theksuar se ato kanë vijuar edhe gjatë muajve të verës, pavarësisht temperaturave të larta. “Sapo kemi hyrë në rrugëtimin për 100 ditë protestë. E kush do ta mendonte se për tre muaj ky bulevard do të ushtonte me thirrjen e dorëheqjes. Përveç tre muajve, ne kemi kaluar edhe muajt më të vështirë, me temperatura të larta, por qytetarët janë bashkuar për t’i dhënë goditjen e fundit këtij regjimi. Imagjinoni, në temperatura që kalojnë 40 gradë, qytetarët mblidhen në shesh. Imagjinoni çfarë do të ndodhë në shtator dhe tetor. Imagjinoni kur ky...
Burimi:
gijotina.com