Aksioni kundër Call Center në Tiranë, arrestohet një italian në Portin e Durrësit

Aksioni kundër Call Center në Tiranë, arrestohet një italian në Portin e Durrësit

Një shtetas italian është arrestuar nga policia e Durrësit në port, lidhur me skemat e mashtrimit me Call Center që u zbuluan në Tiranë pak javë më parë. Bëhet fjalë për shtetasin italian Cosimo Notaristefano, i cili është vënë në pranga në Portin e Durrësit, teksa po tentonte të largohej nga vendi. Një muaj më parë Prokuroria e Posaçme njofoi se në pranga kanë rënë 8 persona, si dhe janë shpallur në kërkim 3 vëllezër lidhur me operacionin, ndërkohë që të paktën 28 objekte janë kontrolluar nga Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Policia e Shtetit. Ndërhyrja e hetuesve më 16 janar nuk ishte e beftë. Nga veprimet e para hetimore të BKH-së, rezultoi se organizatorët e kësaj veprimtarie kriminale kishin ngritur një strukturë të sofistikuar...