Aksioni i SPAK për Call-Centerat mashtrues në Tiranë, arrestohet një italian, tentoi të dilte nga vendi përmes…(EMRI)
Foto ilustruse TIRANË- Një shtetas italian, i identifikuar si Cosimo Notaristefano, është arrestuar në kuadër të aksionit të SPAK kundër një Call Center-i të dyshuar për mashtrime financiare, në një nga kullat e Tiranës. Mësohet se ai është arrestuar të shtunën në Portin e Durrësit, teksa tentoi të largohej nga vendi. Ndërkohë, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg" për 8 persona të përfshirë në këtë aktivitet të dyshuar kriminal. Në kërkim janë tre vëllezërit: Agim, Alfred e Arjan Prekaj. Masat e GJKKO-së: -Remir Gjoligaj - arrest me burg -Endri Gjata - arrest me burg -David Qerimi - arrest me burg -Elis Merkaj - arrest me burg -Rentjan Peposhi – arrest me burg me afat 20 ditë -Odeas Kuqi - arrest me burg me...
Burimi:
zeri.ai