Burimi:
zeri.ai
Foto © zeri.ai
Aksion në Pogradec, kapet drogë dhe ndalohet një person, kontrolle në lokale e biznese…
Foto ilustruese POGRADEC- Një aksion i befasishëm është zhvilluar mbrëmjen e sotme në zonën e lokaleve në afërsi të "ish-Vilave", në Pogradec. Burime bëjnë me dije se gjatë operacionit është konstatuar një person me një sasi lëndë narkotike kanabis sattiva, i cili është ndaluar menjëherë nga policia. I ndaluari, ende i paidentifikuar, ëshë shoqëruar në komisariat ku do të kryhen veprimet e mëtejshme, ndërsa nuk bëhet me dije as sasia e konstatuar e lëndës narkotike. Mësohet se aksioni po vijon, pasi po kontrollohen edhe persona të tjerë të pranishëm në ambientet e lokalit për të zbuluar më tej nëse ka të përfshirë./ZËRI