Aksion në Fushë-Krujë! Ylli Zalla i ikën policisë, siguroi armët në atentatin ku u vra Gilmando Dani
Ylli Zalla TIRANË-Një aksion policor është zhvilluar në Zallë të Fushë-Krujës pas zbulimit të vendodhjes së Ylli Zallës, i cili rezulton i shpallur në kërkim edhe për dy arsenale armësh një në Zall dhe një në Nikël. Ky i fundit u zbulua tre ditë pas atentatit të Rinasit, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani. Por i shumëkërkuari Ylli Zalla ka arritur t’i shpëtojë një operacioni policor në Fushë Krujë, pavarësisht se ishte lokalizuar nga uniformat blu. Mjeti tip 'Toyota Yaris' i autorëve të atentatit në Rinas doli nga banesa e Ylli Zallës, i shpallur në kërkim për arsenalin e armëve të gjetur në Nikël. Zalla dyshohet se është personi që iu ka siguruar armët atentatorëve. 48-vjeçari i shpallur në kërkim nga policia, rezulton person me...
Burimi:
zeri.ai