Aksion “blic” në hyrje të Vlorës, kontrolle të befasishme ndaj automjeteve të dyshimta
Aksion i Policisë në hyrje të Vlorës, kontrolle për persona në kërkim dhe sende të paligjshme. Policia e Vlorës ka zhvilluar mbrëmjen e sotme një aksion të befasishëm në hyrje të qytetit, me fokus kontrollin e automjeteve të dyshimta.Operacioni është përqendruar në segmentin hyrës të qytetit, ku janë ndaluar dhe verifikuar automjetet që vinin nga autostrada Fier–Vlorë. Në terren kanë qenë të pranishme Forcat “Shqiponja”, patrullat e rendit si dhe Policia Rrugore, të cilat kanë ushtruar kontrolle ndaj drejtuesve të mjeteve . Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se aksioni ka si qëllim kapjen e personave të shpallur në kërkim, si dhe parandalimin e mbajtjes së mjeteve të paligjshme apo lëndëve të ndaluara. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv