Aksion “blic” në Fier! Policia gjen arsenal armësh dhe drogë, në pranga një person (EMRI)

Aksion “blic” në Fier! Policia gjen arsenal armësh dhe drogë, në pranga një person (EMRI)

arsenal armesh FIER- Një aksion i befasishëm është zhvilluar pasditen e sotme nga policia në Fier, në Suk, Roskovec. Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se kontrolle janë zhvilluar në banesën e Adiol Hadës, ku është gjetur arsenal armësh: dy kallashë, dy pistoleta dhe dy granata. Ndërkohë, më herët, policia ka ushtruar kontroll edhe në lokalin e tij, ku kanë gjetur dhe sekuesturar njw sasi droge. Megjithaë, ende nuk bëhen me dije detaje rreth këtij aksioni apo sasia e gjetur e drogës. Shtetasi Adio Hada është arrestuar, teksa policia vijon hetimet me dyshimin se ai mund të ketë lidhje me ndonjë grup kriminal./ZËRI