Aksidentoi për vdekje 39-vjeçaren, arrestohet drejtuesi i mjetit!

Aksidentoi për vdekje 39-vjeçaren, arrestohet drejtuesi i mjetit!

Policia ka arrestuar 57-vjeçarin P.M, i cili dyshohet se shkaktoi aksidentin fatal ku humbi jetën 39-vjeçarja Nertila Abazaj. Ngjarja ndodhi një ditë më parë në aksin rrugor Levan–Tepelenë, në kryqëzimin që lidh fshatin Varibop me autostradën. 57-vjeçari është arrestuar për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” me pasojë vdekjen. Ai drejtonte furgonin që u përplas me automjetin e 39-vjeçares. Përplasja ndodhi në momentin kur makina e Abazajt doli nga rruga për të hyrë në autostradë. Nertila Abazaj humbi jetën në vendngjarje. Drejtuesi i furgonit P.M dhe pasagjeri S.R mbetën të plagosur dhe ndodhen në spital, por sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetën. Policia vijon hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e aksidentit.