Aksidenti tragjik në Vlorë, shkon në tre numri i viktimave

Aksidenti tragjik në Vlorë, shkon në tre numri i viktimave

Është rënduar bilanci i aksidentit të rëndë rrugor të ndodhur mbrëmjen e së dielës në Vlorë, ku ka ndërruar jetë edhe personi i tretë që ndodhej në gjendje kritike për jetën. Aksidenti ndodhi në aksin Vlorë–Kotë, ku dy automjete u përplasën kokë më kokë, duke shkaktuar fillimisht dy viktima në vendngjarje dhe një të plagosur rëndë. Ky i fundit, pasagjer në një prej automjeteve të përfshira, nuk arriti t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë rreth dy orë pas ngjarjes. Në aksident u përfshinë një automjet tip “Benz”, me targa FR4044C AA, që drejtohej nga një 30-vjeçar, dhe një automjet tip “Ford”, me targa AB309FL. Dy drejtuesit e mjeteve humbën jetën në vendngjarje si pasojë e përplasjes së fortë, ndërsa pasagjeri i plagosur rëndë ndërroi jetë...