Aksidenti tragjik në Rumani, mes viktimave edhe dy shqiptarë

Aksidenti tragjik në Rumani, mes viktimave edhe dy shqiptarë

G.S dhe V.P janë 2 viktimat e aksidentit tragjik në Rumani ku humbën jetën 7 persona dhe 3 të tjerë mbetën të plagosur rëndë. Video që po bën xhiron e mediave tregon momentin kur një furgon me tifozë të ekipit grek PAOK të Selanikut ,të cilët udhëtonin drejt Francës për të ndjekur ndeshjen kundër Lionit në Europa League, përfshihet në një përplasje fatale në autostradën pranë qytetit Lugoj. Të gjithë udhëtarët ishin me nënshtetësi greke, të moshës 25 deri në 30 vjeç. Pesë prej viktimave ishin nga Aleksandria e Imathias, dy nga Katerini, ndërsa tre nga Selaniku. Gjashtë nga viktimat humbën jetën në vend, ndërsa një tjetër ndërroi jetë gjatë transportit drejt spitalit. Dy nga të plagosurit ndodhen në gjendje kritike, ndërsa një i tretë...