Aksidenti tragjik në Durrës, fëmija i tretë jashtë rrezikut për jetën

Aksidenti tragjik në Durrës, fëmija i tretë jashtë rrezikut për jetën

Fëmija i përfshirë në aksidentin tragjik të Durrësit, ku humbën jetën dy fëmijë të tjerë, është jashtë rrezikut për jetën. I mituri i plagosur pritet të kalojë në pavion dhe do të vijojë të ndiqet për të trajtuar dëmtimet e marra. Fëmijët ishin duke luajtur në trotuar në momentin që mjeti tip “Benz” i drejtuar nga Nikoll Radaçi, i cili dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur, humbi kontrollin e makinës duke i marrë përpara. Pas këtij momenti, 57-vjeçari ka dalë menjëherë prej mjetit “Benz” duke e braktisur makinën dhe duke ikur në mes të lagjes me vrap. Shoferi i dehur nuk ka tentuar t’u jap ndihmën e parë fëmijëve. Në total në vendngjarje ndodheshin 4 fëmijë, dy prej të cilëve humbën jetën pas përplasjes,...