Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Aksidenti tragjik me tre viktima në Gjirokastër, postimi prekës i aktorit të “Portokallisë”: Pse m’i more o Zot, nuk do t’ju harroj kurrë vëllezër
Një aksident tragjik tronditi orët e para të mëngjesit të 2026-ës, ku në aksin Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Bypass”, dy makina u përplasën me njëra-tjetrën, ku humbën jetën tre persona. Nga përplasja e dy mjeteve, mjeti tip Volkswagen ku udhëtonin Klejdi Myftari 24 vjeç dhe Anxhelo Ruçi 27 vjeç, ku të dy kanë humbur jetën nga plagët e marra dhe mjeti tjetër tip Mercedes Benz ku udhëtonin shtetasit Martin Dulaj 25 vjeç i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje dhe Arsida Demiri 19 vjeç, e cila është transportuar në drejtim të Spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar. Për këtë aksident ka reaguar edhe aktori i njohur i spektaklit të humorit “Portokalli”, Deivis Myslymi, i cili ishte miq me dy nga...